Aplikacion
Para gjykatës doli edhe mjeku Edmond Gashi. Ky i fundit, në dosjen e Prokurorisë së Tiranës konsiderohet si më protagonisti i skemës skandaloze të përfitimit, në kurriz të pacientëve me kancer.
Teksa i drejtohej togave të zeza, Gashi tha për gazetarët se kishte bërë vetëm detyrën.
Pasi masa e sigurisë ndaj tij dhe 7 të tjerëve u la në fuqi, mjeku Edmond Gashi u pa duke u larguar me vrap nga Gjykata e Tiranës. Madje teksa ai vraponte, dëgjohet dikush që i thërret, “Po ikën, o hajdut! Ik, ik…”.
Në pamje duket Gashi teksa nxiton të largohet nga ambientet e Gjykatës. Mjeku i Onkologjisë, do të qëndrojë në arrest shtëpie, kurse kolegët e tjerë detyrim paraqitjeje. Në përgjime mjekët flasin për pushime në Maldive apo Tajlandë, duke i arritur me 5 operacione. /ZOOM.AL/