Aplikacion
Në një deklaratë për shtyp, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka publikuar një formular (si më poshtë), ku kërkohen të dhënat personale e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit.
Sipas Bozdos, formulari për votën e diasporës iu është shpërndarë administratës publike, qëndrore dhe vendore në Berat, dhe secili prej punonjësve nën presion duhet të sigurojë të paktën 10 vota te te afërmve në emigrim.
“Pra, punonjësit publikë duhet të gjejnë patjetër dhjetë emra – votues të sigurt, ndryshe vendi i tyre i punës fluturon! Patronazhistët, që paguhen me paratë e shqiptarëve dhe që janë ngarkuar me detyrën e survejimit, manipulimit dhe blerjes së votës, janë hedhur në veprim. Vetëm se tani, sic edhe shikohet në formular, i quajnë “vullnetarë”.
Ekzaktësisht kur Edi Rama premton Shqipërinë në Evropë brenda vitit 2030, kur zotohet për vlerat evropiane të Shqipërisë, partia e tij po zbaton planin mesjetar të votës në këmbim të bukës së gojës, të dhunimit të pashpirt të atyre që në administratë publike punojnë për t`i shërbyer vendit dhe jo Partisë Socialiste!
Në fakt, ky skenar është i pritshëm. Edi Rama pasi provoi tre vite të zhbëjë opozitën dhe nuk ia doli, pasi mban të burgosur politik liderin e saj, e di fare mirë atë që shqiptarët mendojnë për të: ai është i urryer dhe e vetjma mënyrë për të mbajtur pushtetin, është vota e emigrantëve. Sepse shqiptarët që jetojnë këtu e njohin fare mirë korrupsionin e tij, lidhjet e tij me krimin dhe kriminelët, zhbërjen e shtetit dhe të institucioneve në emër të pushtetit të tij personal.
Por po kaq mirë e dinë edhe emigrantët shqiptarë: prindit e tyre janë pensionistë të varfëruar në skaj, arsimtarë dhe mjekë me dinjitet të nëpërkëmbur që, si në kohën e diktatorit, nuk guxojnë të kritikojnë me zë të lartë pushtetin e Edi Ramës, fermerë të lenë prej vitesh në mëshirë të fatit,.
Një thirrje për të gjithë drejtuesit e Partisë Socialiste, në Berat dhe më tej: cdo përpjekje për të kërcënuar apo shantazhuar punonjësit e administratës do të marrë përgjigjen e merituar. Ju do të përgjigjeni përpara popullit opozitar dhe ligjit, megjithë angazhimet e Ramës se “patronazhistët” apo “vullnetarët” janë krenaria e PS.
Sa për votën e Diasporës, sado të mundoheni, nuk do ta kontrolloni dot: emigrantët, me apo pa parti, kanë ndërtuar me shumë mund dhe dinjitet jetën e tyre atje ku ata jetojnë dhe punojnë. Ata e njohin mirë humnerën ku Edi Rama e ka hedhur vendin. Vota e tyre nuk është votë partiake, por votë për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi pseudodemokratik dhe narkoshteti.”- tha Bozdo në deklaratën për shtyp.
Në fakt, formulari për mbledhjen e votave nuk është i padëgjuar në proceset zgjedhore në vendin tonë.
Edhe më herët janë bërë publike denoncime të tjera ku administratët dhe punonjësve shtetërorë iu kërkohet një numër i caktuar votash në këmbim të vendit të punës apo favoreve të tjera.
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë