zoom

Stil

Pasi iu përkushtua fesë, Fero i kërkon falje Arbenitës për dhunën: Gruan time e dua 200 herë

Fero, që deri para pak javësh ishte reper, por më pas hoqi dorë për t’iu përkushtuar fesë Islame, është shfaqur i penduar për dhunën që ka ushtruar ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli.

Ai kërkoi falje për të gjitha veprimet e këqija që ka kryer, duke shtuar se sot i është shtuar dashuria për këdo.

“Nuk është turp me kërku falje por turp është që të përsëritësh gabimin. Iu kërkoj falje të gjithë njerëzve që iu kam bërë padrejtësi. E kam dashur nënën time, e kam dashur familjen time. Ndoshta nuk kam ditur se si të sillem me familjen time me nënën time dhe njerëzit, por Islami tani më ka mësuar që të jem shembullor. Tani që e kam kuptuar fenë, ëse nënë time e kam dashur një herë, tani e dua 100 herë, nëse gruan time e kam dashur 2 herë, tani e dua 200, nëse babin tim e kam dashur 3 herë, tani e dua 300 herë. Çdo njeri që kam dashur një herë, tani më është rritur edhe 100 herë dashuria për të”, është shprehur Fero.

Ndër të tjera artisti rrëfeu se ditën e tretë të qëndrimit në burg ai është udhëzuar nga Allahu që të bëhet predikues i fesë Islame.

“Unë jam udhëzuar në burg ditën e tretë. Allahu më ka udhëzuar në burg”, tha ai.