Aplikacion
Autostrada Tiranë–Durrës është rihapur për qarkullim, pasi punimet për riparimin e saj janë pezulluar përkohësisht për shkak të trafikut të rënduar që u krijua gjatë ditës së hënë.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, vendimi për ndërprerjen e përkohshme të punimeve u mor për të hartuar një plan të ri menaxhimi të qarkullimit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, me qëllim lehtësimin e trafikut dhe shmangien e bllokimeve të gjata.
Pas përgatitjes së planit të ri të lëvizjes, punimet do të rifillojnë për rinovimin e shtresës së asfaltit të dëmtuar. Projekti parashikon ndërhyrje në të dy krahët e autostradës, nga Vorë deri te ura e Dajlanit në Durrës, dhe anasjelltas.
Punimet do të kryhen me segmente, ndërsa për çdo pjesë të autostradës pritet që ndërhyrja të zgjasë 1 deri në 2 ditë.
Gjatë ditës së hënë, segmenti Vorë–Maminas u bllokua për automjetet, duke shkaktuar radhë kilometrike dhe vonesa të shumta për drejtuesit./ Zoom.al
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore