zoom

Lajme

Pas takimit me Meritonin, Ilnisa rrëfen ndjesitë: Më la pa gjumë, do të doja…

Ilnisa u rikthye për pak minuta mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP për të surprizuar dhe motivuar Meritonin.

Mes lotësh dhe emocionesh, ata i shprehën dashurinë njëri-tjetrit, ndërsa pas takimit, Ilnisa tregoi se përjetimet e saj ishin shumë të forta.

Ajo shprehu dëshirën që takimi mes tyre të kishte vazhduar më gjatë, por shtoi se e kupton që këto janë rregullat e Vëllait të Madh.

“Të them të drejtën unë vazhdoj akoma edhe sot në mëngjes. Unë jam shumë e prekur që nga mbrëmë, ndoshta edhe nga kjo natyra ime që është kështu siç është dhe mua më pëlqen kështu siç është. Më ka bërë që ta përjetoj atë ndjesi që kalova kaq çuditshëm, sa e para më la pa gjumë, e dyta sot mezi ambientohem dhe e treta e kam non-stop në mendje. Pra, shkova për të motivuar Meritonin dhe e gjej veten duke më motivuar Meritoni mua. Do dëshiroja të qëndroja pak më shumë me të, por këto janë kushtet dhe rrethanat”, tha Ilnisa Agolli.