zoom

Aktualitet

Pas stuhisë “Ciaran”, nis bora e parë në Kukës…

Pas stuhisë së reshjeve të shiut që përfshinë ditën e djeshme të gjithë territorin e vendit, sot kanë nisur edhe reshjet e para të dëborës në zonat malore, sië u raportua në ZOOM.AL në orët e mëngjesit.

Mësohet se në orët e para të ditës, dëbora ka zbardhur malin e Gjallicës në Kukës. Nga reshjet e dëborës, nuk raportohet për problematika. Sipas sinoptikantëve, nuk përjashtohen reshje bore edhe në zonat malore të qarqeve si Shkodra apo Dibra.