zoom

Lajme

Pas Ronela Hajatit, edhe Einxhel Shkira flet për rastin e P.Diddy: Në Shqipëri ëndërrojnë…

Së fundmi edhe Einxhel Shkira ka folur rreth skandalit të P.Diddy që ka përfshirë të gjtihë Hollywood-in.

Ka qenë një fans i cili e ka pyetur moderatoren nëse mendon se ka njerëz të tillë si Diddy në industrinë e muzikës shqiptare.

Ajo është përgjigjur se Shqipëria është një vend i vogël dhe nuk e ka askush atë guxim por moderatorja nuk përjashton faktin se mund të ketë nga ata në vendin tonë  të cilën e ëndërrojnë të jenë si reperi.

“P Diddy nuk kemi se Shqipëria një grusht vend është dhe s’besoj se e ka dikush atë lloj guximi… Gjithashtu besoj se sado e egër të jetë bota e muzikës nuk mendoj se dikush ka arritur aq lart apo aq pushtet sa të kushtëzojë të tjerët duke kërkuar favore poshtëruese. Por në botën e televizionit hmmm… ndonjë që ëndërron të jetë si P. Diddy dhe mund të ketë…” shkruan Einxhel.