zoom

Bota

Pas Putinit, edhe Biden paralajmëron luftë me Kinën!

Pas presidentit rus Vladimir Putin, që në një takim me krerët fetarë lajmëroi se lufta do tejkalonte Gazën, ishte ai amerikan që nga vizita e tij në zonëne  Oqeanisë, i “ra” tambureve të luftës, por këtë herë me Kinën.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se ushtria amerikane është e gatshme të luftojë Kinën në emër të Filipineve pasi anijet ushtarake nga dy vendet aziatike u përplasën pranë një ishulli të diskutueshëm dhe të papopulluar në Detin e Kinës Jugore.

“Marrëveshja e mbrojtjes e Shteteve të Bashkuara me Filipinet është e hekurt. Çdo sulm ndaj avionëve, anijeve ose forcave të armatosura filipinase do të aktivizojë traktatin tonë të mbrojtjes reciproke me Filipinet”, tha Biden gjatë një konference të përbashkët shtypi në Shtëpinë e Bardhë së bashku me kryeministrin australian Anthony Albanese.

Pakti i mbrojtjes reciproke i vitit 1951 thotë se SHBA dhe Filipinet së bashku do të mbrohen kundër sulmeve të armatosura të jashtme, raporton “New York Post”.

Të dielën, dy nga anijet ushtarake filipineze u përplasën me një anije kineze që u përpoq t’i bllokonte ato të zbarkonin në “Second Thomas Shoal”, ishull i cili ndodhet përgjatë rrugëve të rëndësishme tregtare të anijeve. /ZOOM.AL/