zoom

Të gjitha

Pas ndarjes, Ana i bën pyetjen therëse Arsimit

Së fundmi, Ana Lleshi zbuloi se ajo dhe Arsimi i kanë dhënë fund lidhjes, vetëm pak kohë pasi e konfirmuan.

“Kam qenë dhe e kam pranuar disi, jo plotësisht. Ka qenë njohje më shumë. Ka qenë diçka midis nesh, por nuk është më”, tha ish-konkurrentja e Për’puthen.

Dje Ana ka publikuar në Instagram disa foto ku shfaqet në formë shumë të mirë dhe ka marrë komplimenta të shumta, por në sy bie pyetja që bën e mesa duket i drejtohet Arsimit.

“Kur për mua të pyet bota, a të vjen keq që s’jam e jotja?”, shkruan Ana.

“Prive” ka zbuluar se shkaku i ndarjes ka qenë një debat që kanë pasur me njëri-tjetrin në distancë.