zoom

Stil

Pas kritikave, Facebook ndërpret ndërtimin e Instagramit për fëmijë

Facebook, i cili u përball me kritika të ashpra  nga ligjvënësit dhe përdoruesit në lidhje me planin për të zhvilluar një Instagram për fëmijët, njoftoi se do të ndërpresë punën me projektin.

“Teksa ne besojmë se ndërtimi i Instagram Kids është gjëja e duhur për t’u bërë, Instagram dhe kompania e tij mëmë Facebook, do ta rivlerësojnë projektin në një datë të mëvonshme. Instagrami i përkohshëm do të vazhdojë të përqëndrohet në sigurinë e adoleshentëve dhe zgjerimin e veçorive të mbikëqyrjes prindërore për adoleshentët,” tha kompania në një deklaratë.

Aplikacioni ishte menduar për fëmijët e moshës 10 deri në 12 vjeç. Ndërprerja e projektit vjen pas raportit të Wall Street Journal (WSJ), në të cilin theksohej se Facebook ka qenë në dijeni se Instagram ka qenë i dëmshëm për adoleshentët.

Sipas dokumenteve, Facebook ishte i vetëdijshëm për problematikat që prej vitit 2019 dhe platforma e dinte se “Instagram po e përkeqësonte “çështjen e imazhit të trupit për një në tre vajza adoleshente”.

WSJ pretendoi se Facebook, i cili bleu Instagramin në vitin 2012, injoroi raporte me të dhëna si “13% e adoleshentëve britanikë dhe 6%  adoleshentëve amerikanë kishin dashur të vrisnin veten dhe një pjesë e rëndësishme e burimit të depresionit të tyre ishte Instagrami.