zoom

Bota

Pas ish-Presidentit, arrestohet ish-Zonja e Parë e Koresë së Jugut për akuzat për korrupsion

Pas ish-Presidentit, arrestohet ish-Zonja e Parë e Koresë së Jugut për akuzat për korrupsion

Gruaja e ish-presidentit të burgosur të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, pasi akuzohet për ryshfet, manipulim të aksioneve dhe ndërhyrje në përzgjedhjen e një kandidati.

Duke miratuar kërkesën e prokurorit për një urdhër arresti të martën, Gjykata e Seulit tha se Kim Keon Hee përbënte rrezik për shkatërrimin e provave.

Kujtojmë që ish-Presidenti Yoon, u shkarkua nga detyra në prill dhe u arrestua përsëri muajin e kaluar për shkak të vendosjes së shkurtër të gjendjes ushtarake në dhjetor.

Ai dhe Kim janë çifti i parë ish-presidencial që burgoset njëkohësisht për akuza kriminale.

Ish-Zonja e Pare po mbahet në një qendër paraburgimi në Seulin jugor, të ndarë nga objekti ku mbahet Yoon. /ZOOM.AL

Postime të lidhura