zoom

Lajme

Pas dhëndrit, SPAK kërkon zgjatjen e hetimeve edhe për Berishën. Sot seanca në GJKKO

Pasi SPAK kërkoi dhe zgjati me 3 vite hetimet për Jamarbër Malltezin, tani kërkon të njënjtin akt juridik dhe penal për vjehrrin e tij, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ditën e sotme pritet të mbahet në ambientet e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, edhe seanca për zgjatjen e afateve për liderin e demokratëve, i cili qëndron me masë arrest shtëpie, prej fundvitit të kaluar, për dosjen e kompleksit “Partizani”.

Seanca pritet të mbahet në orën 13:00, ku palët do shtrojnë argumentet dhe GJKKO do marrë vendimin. Nesër gjykata do shprehet edhe për kërkesën e përsëritur të avokatëve të Berishës, për ndryshimin e masës së arrestit shtëpiak.

Berisha dyshohet për korrupsion bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në lidhje me procedurat e privatizimit te ish klubit sportiv “Partizani”. SPAK shtyu së fundmi afatet e hetimit edhe për 3 muaj të tjerë. /ZOOM.AL/