zoom

Slider

Partizani feston edhe për paratë, klubi mbush arkën me pjesëmarrjen në Champions | VIDEO

Partizani u shpall kampion i Shqipërisë për herë të 17-të në histori duke mundur Teutën 2-0 në ndeshjen e fundit të Superiores.

Kampionët e Shqipërisë, pas këtij suksesi kanë mbushur edhe arkat e klubit duke siguruar deri tani mbi 1 milion euro fitime.

Gjithçka ka të bëjë me shpërblimet nga Federata Shqiptare e Futbollit, UEFA, si edhe Bashkia e Tiranës.

100 milionë lekë të vjetër jep FSHF për skuadrën kampione, teksa 150 milionë lekë të vjetër shpërblim do të akordojë edhe Bashkia e Tiranës.

Sa i përket UEFA-s, ekipi kampion, në këtë rast Partizani, merr si bonus 260 mijë euro. Demat, 100 mijë euro të tjera i fitojnë nga pjesëmarrja në turin e parë kualifikues në Champions League.

Në rast eliminimi, Partizani do të luajë sërish në Europë: në turin e dytë të Conference League. Aty ku të kuqtë do të përfitojnë edhe 100 mijë euro të tjera.

Në rast se nuk do të kenë sukses do të shpërblehen me 350 mijë euro të tjera nga UEFA si bonus eliminimi nga Europa. Në total 810 mijë euro fitim, nga qeveria europiane e futbollit.

Megjithatë, në rast suksesi dhe kualifikimi në një raund tjetër ose në rastin më të mirë sigurimin e pjesëmarrjes në grupet e një kompeticionin europian , fitimet e Partizanit do të jenë marramendëse. /zoom.al/