zoom

Slider

Partizani bind në Champions, por akti i parë mbyllet në paqe kundër BATE

Partizani e ka mbyllur me sukses përballjen e parë në kualifikueset e Champions League-s.

Të kuqtë kanë treguar veten në Europë, duke barazuar 1-1 kundër Bate Borisovit.

Pjesa e parë ka folur për kampionët e “Abissnet Superiore”-s, të cilët shpërdorojnë shumë në zonën kundërshtare.

Rastet ishin të shumta, por goli mungonte.

Pjesa e dytë paraqiti një lojë më të balancuar për ekipet.

Bate Borisov kaloi e para në avatazh. Antilevski heshti “Air Albania”-n në minutën e 58, por festa nuk zgjati shumë.

Tetë minuta më vonë Tedi Cara e shtyn topin në rrjetë pas një pasimi me kokë nga Murataj.

Shifrat shkuan në 1-1 dhe mbetën të pandryshuara deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit.

Partizani bind në testin e parë zyrtar me trajnerin Zekiç, duke dhënë shpresë për kualifikim në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet një javë më vonë. /zoom.al/