zoom

Bota

Parku i Stonehenge mund të humbasë statusin e trashëgimisë kulturore

Organi i trashëgimisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara,ka deklaruar se parku ‘Stonehenge’ i Wiltshire në Britani do të vendoset në listën ‘’me rrezik’’, pasi mund të humbasë statusin e ‘Trashëgimisë Kulturore’.

The Guardian raporton se UNESCO do të vendosë në qendër të vëmendjes edhe 31 vendet e tjera të listuara si Trashëgimi Botërore në Britaninë e Madhe pasi kanë ngjallur diskutime. Kjo për shkak se Britania po shkatërron reputacionin global për ruajtjen e aseteve të saj historike.

Chris Blandford, presidenti i Trashëgimisë Botërore në Mbretërinë e Bashkuar,u ankua se kishte një ‘’ndërgjegjësim të ulët në nivelin qeveritar’’ për rëndësinë e vendeve të UNESCO-s, të cilat renditen së bashku me Taj Mahal dhe piramidat e Gizës.

Ai tha se shumë prej tyre ishin lënë në harresë,duke mos dhënë fonde për mirëmbajtjen e tyre.

Parku Stonehenge i Wiltshire mund t’i bashkohet Liverpool-it i cili u bë vendi i tretë që u hoq nga statusi i Trashëgimisë Botërore./ Përgatiti: Alesia Doçi