zoom

Aktualitet

Parashikimi i motit për nesër, ja zonat ku mund të ketë reshje të dobëta

Parashikimi i motit për nesër, ja zonat ku mund të ketë reshje të dobëta

Moti gjatë ditës së enjte do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta dhe të qëndrueshme, duke sjellë temperatura të larta dhe kushte kryesisht të favorshme atmosferike.

Pjesa më e madhe e territorit do të karakterizohet nga mot i kthjellët, ndërsa në zonat malore të veriut dhe lindjes pritet shfaqja e vranësirave të pakta, të cilat herë pas here mund të bëhen mesatare dhe kalimtare.

Reshje të dobëta shiu mund të shfaqen në disa zona të veriut dhe verilindjes, kryesisht në formën e pikave të izoluara.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor deri perëndimor me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në bregdetin jugor, për shkak të intensifikimit të përkohshëm të saj, shpejtësia mund të arrijë deri në 14 m/s.

Në det pritet valëzim i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë./ Zoom.al

Postime të lidhura