zoom

Aktualitet

Parandalohet vrasja në Tropojë, “Margegaj” prangos 51-vjeçarin, i zbulon depon ushtarake në banesë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Tropojë, operacioni policore i koduar “Margegaj”.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale, në fshatin Margegaj.

Burime zyrtare njoftuan se pasi Plagosi me mjet prerës, fqinjin e tij, për motive pronësie, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari.

Në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan arsenal armësh dhe uniforma ushtarake.

Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, për të parë nëse janë përdorur ose jo në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

“Pas njoftimit se në fshatin Margegaj, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, duke parandaluar krimin e rëndë”, tha policia vendore.

Më tej theksohet se “u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale, si dhe arrestimi i shtetasit të përfshirë në konflikt G. B., 51 vjeç, banues në fshatin Margegaj. Ky shtetas, pas një konflikti për motive pronësie, me fqinjin e tij, shtetasin H. B., 61 vjeç, e ka plagosur atë me mjet prerës, në krah”.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit G. B., gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri mitraloz, 2 armë zjarri automatik, 2420 fishekë dhe 5 uniforma ushtarake. /ZOOM.AL/