zoom

Aktualitet

Pamjet e aksidentit në Vlorë! Shoferi nxirret i vdekur, pasagjeri ende i shtypur nga inertet

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, në bypasin Orikum-Kaninë, ku kryhen punime.  Një kamion, duke punuar është rrëzuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shoferi.

Sakaq, pasagjeri që ndodhej në të nuk gjendet, pasi është mbuluar nga inertet, si pasojë e rrëzimit të kamionit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë.

 

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2022, rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë, duke punuar, është rrezuar një kamion, ku dyshohet se drejtuesi kamionit ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri nuk gjendet për shkak të rënieve të inerteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe  po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.