zoom

Bota

Pamje tronditëse/ Luftëtari taleban qëllon pa mëshirë me kallash mbi qytetarin (VIDEO)

Në mediat sociale janë publikuar disa pamje tronditëse, ku pretendohet se një luftëtar taliban qëllon pa mëshirë mbi një qytetar. Video është publikuar në Twitter, nga shefi i lajmeve në televizionin “Tolo News” në Afganistan.

“Një luftëtar taleban po qëllon një burrë që përpiqet të hyjë në Aeroportin e Kabulit. #Afganistan”, ka shkruar ai.

Tërheqja e planifikuar e forcave amerikane u shoqërua me disa viktima në aeroportin e Kabulit të hënën, ndërsa mijëra njerëz u përpoqën të largohen nga Afganistani një ditë pas marrjes nën kontroll të vendit nga talebanët.