zoom

Bota

Pamje të pabesueshme/ Uragani Melissa rrezikon Karaibet (Video)

Pamje të pabesueshme/ Uragani Melissa rrezikon Karaibet (Video)

Uragani Melissa ka arritur kategorinë 5, më e larta në klasifikimin e uraganeve teksa ka mbërritur në brigjet e Xhamajkës.

Ishulli i Karaibeve është përgatitur për erëra me shpejtësi shkatërrimtare deri në 300 km/h, shira të dendur, përmbytje dhe rrëshqitje dherash. Disa qytete janë evakuuar tashmë.

Melissa konsiderohet si një prej uraganeve më të rrezikshëm të regjistruar ndonjëherë në Atlantik. Erërat e forta prej 300 kilometrash në orë konsiderohen ekstremisht të rrezikshme dhe kërcënuese për jetën e qindra-mijëra banorëve.

Ditën e djeshme, një avion i forcave ajrore amerikane ka arritur të depërtojë në atë që konsiderohet si syri i uraganit dhe pamjet janë sa të frikshme aq edhe mahnitëse./ Zoom.al