zoom

Politikë

Paloka: Nuk jam për grevë urie. Shqiptarët të ngrihen në protesta, ndryshe s’i ndalojmë dot!

Deputeti i PD, Edi Paloka deklaroi se flaka dje në Kuvend, ishte simbolike. Duke folur për News24, ai u shpreh se garda është duke shkelur ligjin pasi sipas tij është futur në Kuvend pa arsyer dhe se po u bën kontrolle fizike deputetëve.

Ai tha se opozita nuk do ta ndalë aksionin e saj, por shtoi se nuk është pro grevës së urisë, sepse sipas tij kjo e fundit do të bëhej për sensibilizim, por sensibilizimi për Palokën është arritur dje në Kuvend.

Sipas tij tani është koha që të veprohet për të arritur qëllimin, atë të rrëzimit të Edi Ramës nga qeveria, ndërsa i bën thirrje qytetarëve që të ngrihen në protesta.

Pjesë nga deklarata e Palokës:

“Ishte bllokuar nga garda edhe podiumi. Kjo është një shkelje skandaloze e ligjit. Kemi kaq kohë që garda hyn në sallë dhe bllokon deputetët pa nisur akoma seanca.

Garda mund të ndërhyjë kur i vihet flaka Kuvendit, sigurisht siç ndërhyri dhe u lejua edhe nga. Çfarë ndodhi më parë? Na kontrolluan edhe fizikisht, disa deputetëve janë hequr dhe rripat e pantallonave. E gjithë kjo se do vinte të fliste Rama, për t’i krijuar mundësi atij që të shante opozitën. U kontrolluan dhe çantat grave dhe e patë sa efekt kishin. Flaka dje ishte simbolike.

Sot jemi në rrugën e duhur si opozitë, jo për të ndalua vjedhjen e tyre, se nuk e ndalojmë dot po nuk u çuan shqiptarët…

Nëse mazhoranca pranon të drejtat tonë kushtetuese, sjellja jonë do jetë ndryshe. Por shqiptarët duhet të dalin, vetëm protestat dhe rrëzimi i kësaj qeverie do të sjell ndryshimin në Shqipëri.

 Për grevën e urisë, është përmendur dhe është propozuar, por unë nuk jam ndonjë tifoz i madh. Nuk jam as kundër, jam tifoz për të bërë gjithçka, por duhet të përcaktojmë një qëllim dhe vullnet për të arritur. Nëse i kemi këto të dyja… ne sot kemi një qëllim. Sigurisht edhe greva ka synim sensibilizimin, se nuk është se do rrëzosh qeverinë. Sensibilizimi mendoj se është arritur dhe duhet të ecim në hapa të tjera për qëllimin, që është rrëzimi i qeverisë. Protesta dhe rezistenca e vazhdueshme e rrëzon qeverinë.

Rama e pa dhe dje që nuk na ndalon dot. Kështu që o t’i thërrasë mendjes dhe të hapë rrugë  e të thyejë qafën, ose të presë t’ia thyej qafën shqiptarët. Protestat do të nisin në momentin më të përshtatshëm”. /ZOOM.AL/