zoom

Politikë

Pakti PS-PD/ Ndryshimet në Kodin Zgjedhor miratohen me 106 vota pro, deputetët që votuan kundër

Pakti mes PS dhe PD për ndryshimet në Kodin Zgjedhor u miratua me 106 vota pro në parim në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërkohë Reforma Zgjedhore mori votat kundër të 2 deputetëve: Enkeled Alibeaj, dhe Dashnor Sula.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u dakordësuan mes PS dhe PD i hapin rrugë votës së diasporës.

Po ashtu listat do të jenë të hapura në 2/3 e tyre dhe 1/3 të mbyllura.