zoom

Aktualitet

Operacioni i SPAK, arrestohet në Velipojë biznesmeni i njohur, i afërm i Pëllumb Gjokës (EMRI)

SPAK, RENEA dhe FNSH po vazhdojnë megaoperacionin e nisur prej mëngjesit të sotëm. Nga 50 urdhër-arrestet e lëshuara, në pranga mësohet se ka rënë edhe biznesmeni nga Velipoja, Mir Bruli.

Bruli, banues në Shkodër, është i dyshuar për veprimtari kriminale. Në mbështetje të SPAK ishin edhe forcat e policisë vendore të Shkodrës të cilët nën drejtimin e SPAK finalizuan këtë operacion. Mir Bruli bëhet me dije se është një i afërm i biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili është i arrestuar si pjesë e dosjes “Metamorfoza” prej një viti.

Pak kohë më parë, një prej bizneseve të Mir Brulit në pjesën e Vilunit në plazhin e Velipojës, u shemb nga IKMT si ndërtim pa leje. Mir Bruli është i njohur për bizneset në plazhin e Velipojës, lokale, restorante dhe hoteleri ndërsa është i dyshuar nga SPAK si i përfshirë në veprimtari të ndryshme kriminale.

Arrestimi i tij është bërë në orët e mëngjesit të sotëm nga forca të shumta policie, të cilët bënë të mundur prangosjen e biznesmenit. “Gjuetia” vijon për kapjen e personave të tjerë të listës, teksa në kërkim është shpallur edhe ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka, si dhe personazhe të tjera VIP të botës së krimit. /ZOOM.AL/