zoom

Aktualitet

Olsi Ibro u vetëvra pak metra larg shtëpisë së tij. Çfarë u gjet në vendin e ngjarjes?

Zbardhen detaje të tjera nga vetëvrasja e Olsi Ibros.

45-vjeçari, referuar burimeve, e kreu aktin ekstrem pranë shtëpisë së tij.

Pallati nga ku u hodh ai ndodhet vetëm pak metra larg banesës së tij, ku ai jetonte me familjen.

Në vendin e ngjarjes hetuesit kanë gjetur disa kokrra fostoksinë, duke i shtyrë të dyshojnë se para se të hidhej nga tarraca e pallatit, Olsi Ibro ka konsumuar lëndë helmuese.

Dyshimeve të grupit hetimor do t’i japë përgjigje ekspertiza mjeko-ligjore.

Olsi Ibro u gjet i pajetë mëngjesin e kësaj të shtune nga roja i pallatit në ndërtim, ku kishte hyrë gjatë natës për të kryer aktin e vetëvrasjes.

Ai ishte i shpallur në kërkim për skandalin e mikrokredive.