Aplikacion
Sanitarja është përpjekur që të mos lënë gjurmë nga skema e vjedhjes, por pronari i banesës, Sh.Gj. 59 vjeç, sapo ka konstatuar se në banesë i mungojnë para ka bërë kallëzimin në Policinë e Durrësit.
Sanitarja ka përvetësuar një çelës të banesës duke i bërë kopje. Këtë kopje ia ka vënë në dispozicion dy vëllezërve dhe këta të fundit i ka njoftuar kur në shtëpi nuk kishte asnjë prej anëtarëve të familjes që e kishin punësuar si sanitare. Vëllezërit kanë vjedhur nga banesa një unazë dhe një varëse floriri si dhe një shumë parash.
“Strukturat Hetimore të Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi Sh. Gj., 59 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës, se në banesë i kishin vjedhur pa thyerje dyshohet nëpërmjet çelësit të derës, një shumë parash dhe bizhuterisht, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e këtij rasti. Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, në bashkëpunim me Prokurorinë është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, mekanizmi i vjedhjes dhe identifikimi i autorëve të dyshuar.
Në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit policor të koduar “Kopja” është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve: F.H., 42 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës dhe E.K, 33 vjeçe, banuese në lagjen nr. 11, Durrës. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. H., 36 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës, ku vijon puna për kapjen e tij.
Nga veprimet profesionale hetimore disa ditore, bazuar dhe në inteligjencën policore, kqyerjen e kamerave dhe veprimeve të tjera proaktive, dyshohet se shtetasja E. K., duke qenë se punonte si sanitare në banesën e shtetasit Sh.Gj, ka siguruar kopje të çelsit të banesës dhe ua ka dhënë vëllezërve E. H dhe A. H., si dhe i ka informuar për mos prezencën e familjarëve në banesë”, njofton policia.
Njërin prej vëllezërve, A.H., policia nuk e ka arrestuar dot. Ndërkohë, në banesën e vëllait tjetër, F.H., janë gjetur edhe varësja e floririt, unaza dhe paratë e vjedhura, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale bashkë me një makinë që kanë përdorur ditën e vjedhjes./ Zoom.al
Skandal/ Tifozët serbë kore raciste ndaj shqiptarëve dhe thirrje “Kosova është Serbi”