zoom

Bota

OBSH: Nuk ka arsye për të mos përdorur vaksinën antiCOVID-19 të AstraZeneca-s

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi sot se nuk kishte arsye për të mos përdorur vaksinën antiCOVID-19 të AstraZeneca-s, pas ndërprerjes së përdorimit të saj si masë parandaluese në disa vende europiane.

“Por, ne duhet të vazhdojmë të përdorim vaksinën e AstraZeneca-s, nuk ka arsye për të mos e përdorur”, deklaroi Margaret Harris, një zëdhënëse e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në një konferencë shtypi në Gjenevë.

Edhe Gjermania nuk do ta ndalojë përdorimin e vaksinës AstraZeneca, njoftoi instituti ”Paul Ehrlich” duke theksuar se deri më tani nuk ka asnjë tregues se ekziston një lidhje midis vdekjes që ndodhi në Danimarkë dhe vaksinës.

Instituti gjithashtu tregon se pas një kontrolli të parë EMA “mbajti vlerësimin e saj pozitiv të vaksinës dhe autorizoi AstraZeneca”.

Në Gjermani, ditët e fundit, është njoftuar se rekomandohen edhe doza të AstraZeneca për moshat mbi 65 vjeç.

Vaksina AstraZeneca në Gjermani është marrë deri tani nga 363 645 persona.

Ajo e Biontech Pfizer, është marrë nga 5,4 milionë, ndërsa Moderna tek 168 189 persona.