zoom

Aktualitet

OBSH: Evropa afër fazës së fundit të pandemisë

Drejtori për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) thotë se kontinenti së shpejti mund të hyjë në një “periudhë të gjatë qetësie” të pandemisë Covid-19.

Dr Hans Kluge përmendi normat e larta të vaksinimit, fundin e dimrit dhe natyrën më pak të rëndë të variantit Omicron si arsye për ti dhene shpjegim deklarates se tij.

Duke folur për gazetarët, Kluge tha: “Kjo periudhë me mbrojtje më të lartë nga vaksinat duhet parë si një “armëpushim” që mund të na sjellë paqe të qëndrueshme”, citon BBC.

Deklarata vjen pasi shumë shtete evropiane i dhanë fund kufizimeve të imponuara nga pandemia Covid-19.

Danimarka u bë vendi i parë në Bashkimin Evropian që hoqi të gjitha rregullat, përfshirë mbajtjen e maskave në fytyrë, në fillim të kësaj jave.

Ndërsa shifrat e infektimeve janë ende relativisht të larta atje, autoritetet thonë se virusi nuk kualifikohet më si një “kërcënim kritik”, teksa shkalla e lartë e vaksinimit do ndihmojë në mbrojtjen kundër sëmundjeve të rënda pavarësisht përhapjes së shpejtë të Omicron.

Dr Kluge nga OBSH të enjten u kërkoi kombeve evropiane të vazhdojnë me fushatat e tyre të vaksinimit dhe mbikëqyrjen e shtameve të virusit, pavarësisht nga fjalimi e tij që përmendte “armëpushim”.

Por për Kluge ka besim se kontinenti evropian do të jetë në një “pozicion më të mirë… edhe me një variant më virulent” sic eshte Omicron.

“Unë besoj se është e mundur t’i përgjigjemi varianteve të reja që do të shfaqen në mënyrë të pashmangshme, pa riinstaluar masat e rrepta për të cilat kishim nevojë më parë,” shtoi Dr Kluge.

Lehtësimi i kufizimeve në të gjithë Evropën pason vendime të ngjashme në Angli dhe vende të tjera të Mbretërisë së Bashkuar në muajin janar.