zoom

Sport

Nusret kërkon të vjedhë vëmendjen, Messi e largon nga vetja: Mos më prek… | VIDEO

Leo Messi donte ta ndante suksesin në Botërorin e Katarit, vetëm me shokët e skuadrës, familjarët dhe miqtë e tij më të mirë.

Por në festë donte të përfshihej edhe kasapi i famshëm turk Salt Bae, i njohur si Nusret.

Ai kërkoi ta përdorte këtë moment për të fituar më shumë vëmendje, duke zbritur deri në fushën e blertë pas njohjeve me disa lojtarë të Argjentinës.

Megjithatë Messi nuk dukej i lumtur me praninë e Nusretit dhe në një moment kur kasapi turk i kërkon të bëjnë foto Leo i thotë: “mos më prek”.

Gjithsesi Nusret i arriti qëllimit që ta bindte për të bërë një foto. Shumë komentues dhe tifozë të Argjentinës kanë dalë kundër pranisë së Nusretit në këtë festë. /zoom.al/