Aplikacion
E nga ana tjetër Kate Middleton la të kuptohet se kë mbështet pasi kishte veshur një këmishë blu gjatë një vizitës në qendrën kulturore të Ukrainës në Londër me Princin Eilliam. Ditët e fundit, Mbretëresha Elizabeth, mjeshtre e mesazheve të koduara, priti kryeministrin kanadez Justine Trudeau duke ekspozuar një buqetë me lule të verdha dhe blu, ngjyrat e flamurit kombëtar të Ukrainës.
Familja mbretërore britanike, siç vë në dukje edhe një artikull i BBC-së, po bën përpjekje të mëdha për t’i bërë të ditur njerëzve se në cilën anë janë. Dukat e Kembrixhit, të cilët takuan Presidentin Zelensky, deklaruan se ukrainasit “po luftojnë me guxim”. Middleton gjithashtu fiksoi një spilë me ngjyrat e flamurit të Ukrainës në këmishë. Ditët e fundit, Princi Charles ka thënë se simpatizon ata që po përballen me një agresion kaq brutal”.
Edhe mbretëresha Letizia e Spanjës i dërgoi një mesazh të qartë botës duke zgjedhur të veshë një këmishë tradicionale ukrainase. Një zgjedhje që nuk kaloi pa u vënë re.