zoom

Politikë

“Nuk mund të na ndaloni”/ Vuçiç troket gotat me Ramën dhe Zaev

“Përparimi kërkon paqe, stabilitet, kufij të hapur dhe një vizion për të ardhmen. A ka të ardhme “Ballkani i Hapur” – jam i sigurt se ka”.

Kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale President serb, Aleksandër Vuçiç, që e shoqëron me një video duke trokitur gotat me Edi Ramën dhe Zoran Zaev nga takimi në Bled të Sllovenisë.

Për kritikët dhe ata që nuk duan të bashkohen me nismën, kreu i shtetit serb ka një mesazh.

“Ju nuk mund t’i ndaloni njerëzit që duan të punojnë së bashku pa pengesa, të cilët luftojnë për të gjitha parimet mbi të cilat bazohet BE -ja, siç është lëvizja e lirë e mallrave, shërbimet, kapitali dhe njerëzit” thotë ai.

Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja janë vendet që nuk i janë bashkuar nismës “Ballkani i Hapur”, të cilën Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia janë të vendosura për ta çuar përpara.