zoom

Të gjitha

“Nuk mund të fle vetëm”, Kiara Tito rrëfen momentet më të vështira të jetës

Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito ishte së fundmi e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë” në ABC, ku rrëfeu mes emocionesh të shumta vendimin e vështirë që kishte marrë në adoleshencë për t’u kthyer në Shqipëri e vetme, për të ndjekur ëndrrën e saj.

Ndër të tjera, bukuroshja e ekranit tha se ndër momentet më prekëse ka qenë pikërisht ndarja nga prindërit për të nisur rrugëtimin e jetës vetëm. Ajo u ndal dhe tek përjetimet e tërmetit të Nëntorit që la pas dhjetra viktima.

“Jetoj vetëm dhe nuk mundesha për muaj të tërë. Akoma dhe sot e kësaj dite nuk mund të fle vetëm. Ishte e shëmtuar të shihje shpinë, vendin më të sigurt të lëvizte themelet, nuk dua ta kujtoj. Më është bërë frikë dhe mendoj se e kanë shumë njerëz”, tha Kiara.

Kiara rrëfeu se me praninë e njerëzve dhe miqve të afërt, veçanërisht tezes ia ka dalë të ecë përpara.

“Është tezja ime, kam fatin që për çdo problem ta diskutoj me të, çdo gëzim ta ndaj me të dhe më ka zëvendësuar në mënyrën më të mirë të mospaturit një motër në krah, miqtë e mi, Liesa, Arditi, Niko janë njerëzit që më shoqërojnë çdo ditë në çdo hap që hedh”, u shpreh Kiara.