zoom

Aktualitet

Nuk kanë fund problemet për Noziyn, i djegin “Ferrarin” me vlerë 300 mijë euro

Vazhdojnë problemet për reperin Noizy.

Pasi i dogjën lokalin, reperit iu shkrumbua qëllimisht edhe makina e kuqe “Ferrari”, me vlerë 300 mijë euro.

Mjeti ishte i parkuar në zonën e Currilave në Durrës dhe ekspozohej me krenari nga Noizy, madje në fillim ai e ka quajtur dhe “Shakira” makinën luksoze.

Për ngjarjen, që ka ndodhur të dielën e shkuar, policia ka vënë në pranga një të ri nga Vlora, që akuzohet për zjarrvënie. Ai është kapur nga kamerat e sigurisë.

Ai është kapur nga kamerat e sigurisë duke ecur i qetë pranë vendit të ngjarjes dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, i riu është dorëzuar dhe e ka pranuar autorësinë e zjarrit.