zoom

Bota

Nuk ka paqe! Sërish lëkundje tërmeti në Kretë

Sërish lëkundje sizmike ditën e sotme në Kretë. Teksa mëngjesin e të mërkurës vendi fqinj është goditur nga një tërmet 5.7 i shkallës Rihter, sot është regjistruar një tërmet me magnitutë 4.2 ballë i shkallës Rihter.

Mediat greke bëjnë me dije se epiqendra e tërmetit ka qenë në Kretë, në një zonë 7 km në jugperëndim të Arkalochorit, me thellësi 5 km.

Tërmeti i ri ka tronditur banorët e zonës dhe është ndjerë në Heraklion dhe në pjesën më të madhe të Kretës lindore.

Kujtojmë se ditët e fundit, Greqia ka qenë nën trysninë e lëkundjeve të herëpashershme të tërmetit.