zoom

Bota

Nuk ka fund ‘tmerri’ me variantet e koronavirusit, zbulohen 6 raste të varinatit të ri ‘MU’ në shtetin ngjitur me Shqipërinë

Para pak ditësh u njoftua se një variant i ri i Covid i emërtuar si “MU’ i cili është identifikuar për herë të parë në Kolumbi në janar, po përhapet edhe në Europë.

Mediat greke kanë raportuar se në Greqi janë konfirmuar 6 raste me këtë variant i cili thuhet se është edhe rezistent ndaj vaksinave. Gjashtë rastet me variantin “Mu” janë konfirmuar në Atikë, Argolida, Arta dhe Eleftherios Venizelos. Në Egjeun e Veriut, Epir dhe Greqinë Qendrore, mutacioni Delta gjendet në 100% të rasteve të reja, por tashmë dhe ky variant i ri është shqetësues.

Varianti Mu, i njohur shkencërisht si B.1.621, është klasifikuar si një “variant interesi”, tha organizata globale e shëndetit të martën në buletinin e saj javor të pandemisë. OBSH tha se varianti ka mutacione që tregojnë një rrezik të rezistencës ndaj vaksinave dhe theksoi se duheshin studime të mëtejshme për ta kuptuar më mirë atë. Ekziston një shqetësim i përhapur mbi shfaqjen e mutacioneve të reja të virusit pasi normat e infeksionit po rriten përsëri në nivel global, me variantin shumë të transmetueshëm Delta duke u marrë-veçanërisht në mesin e të pavaksinuarve-dhe në rajonet ku masat kundër virusit janë lehtësuar.