zoom

Aktualitet

“Nuk i mbyllim dot”, Rama pranon hapur dështimin: Shumë shpejt hapim bastet sportive

Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë ceremonisë së nderimit të shtatë sportistëve elitarë, është ndalur në çështjen e rihapjes së basteve sportive në vend.

Në takimin me sportistët të cilët kanë përfaqësuar vendin me dinjitet në disa disiplina të ndryshme, Rama konfirmoi se qeveria dështoi të mbyllte bastet dhe se prej kohësh ato funksionojnë në mënyrë ilegale, çka rrjedhimisht do të thotë se ka edhe miliona euro humbje nga kjo industri.

Rama tha se të ardhurat nga ky aktivitet do të shkojnë për sportin, kulturën dhe teknologjinë. “Së shpejti do kalojmë në miratim, këto ditë do fusim në agjendë miratimin e basteve online. Ne, siç tregon eksperienca nuk kemi mundur ta ndalim, njëjtë si vendet e tjera nuk e kanë bërë.

Në vend që të mbetet një aktivitet informal ku qarkullon paraja e zezë, të jetë një aktivitet ku do futen kompanitë e mëdha ndërkombëtare dhe të ketë garanci për lojtarët. Të gjitha të ardhurat, sipas ligjit do i kalojnë sportit dhe teknologjisë.

Në ligj e kemi bërë të qartë që këto para, do jenë të fokusuara vetëm në këtë pjesë dhe nuk do ndryshohet destinacioni”, tha kreu i qeverisë, pa dhënë asnjë shpjegim se kush mban përgjegjësi për “fundin e marrëzisë” që e çoi këtë industri nga një kontroll i dobët në ilegalitet të plotë. Ai pohoi gjithashtu se nga “torta” e parave që vijnë nga bastet do të kenë pjesën e tyre KOKSH dhe FSHF-ja.

Postime të lidhura