zoom

Bota

Nuk e dinte që ishte shtatzënë, 13-vjeçarja lind foshnjën në tualetin e spitalit

Një vajzë 13-vjeçare, e cila nuk e dinte se ishte shtatënë, ka lindur foshnjen e saj në tualetin e spitalit të Naxosit në Greqi.

Sipas medias greke ERT, prindërit e saj e çuan në urgjencë me dhimbje të forta barku dhe pediatri u tha se mund të vuante nga kapsllëku.

Vajza shkoi në tualet, por vonoi të dilte nga aty, ndaj mjeku hyri brenda dhe zbuloi se ajo kishte lindur foshnjen e saj.

13-vjeçarja bëri një radiografie për të parë nëse kishte ndonjë komplikacion dhe u transferua së bashku me fëmijën në spitalin e Siros, dhe raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.