zoom

Sport

Novak Djokovic fiton në Tel Aviv dhe zbulon dëshirën e madhe

Novak Djokovic ka fituar titullin e tij të tretë në vitit 2022 duke mundur në finalen e Tel Avivit, Marin Cilic.

35-vjeçari fitoi 2-0 me setet, 6-3 dhe 6-4, për t’i shtuar palmaresit të tij dhe trofeun e Izraelit, pas atyre në Romë dhe Wimbledon këtë sezon.

Kjo ishte fitorja e 19-të e tenistit serb ndaj Cilicit në 21 takime, në një rivalitet që shtrihej që prej vitit 2008.

“Po bëhem gjithnjë e më i sigurt me çdo fitore. Unë tashmë kam arritur shumë dhe njerëzit më konsiderojnë si një nga lojtarët më të mirë në botë. Kjo është arsyeja pse unë duhet të qëndroj i fokusuar dhe të eci hap pas hapi. Gjithashtu po mendoj të bëhem numri i botës”, tha Djokovic. /zoom.al/