zoom

Slider

NOTAT PA HATËR: Hysajt i duhet aerosol, Broja s’bën as për të hedhur zarat. Kush është ky Asani?

Pati faj Broja se nuk shënoi, mbrojtja e mesfusha që nuk po shihnin më topin apo trajneri Sylvinho që hodhi në fushë një 11-she që zhgënjeu në çdo drejtim pas minutës së parë?

Rezultati është ai që në fund ka rëndësi, por llogaritë bëhen për gjithësecilin. Lojtarët e kombëtares shqiptare të futbollit u paraqitën dobët në ndeshjen e parë të Euro 2024, kundër Italisë, dhe ky është një fakt, pavarësisht ekipit që kishin përballë.

Strakosha është lojëtari më i vlerësuar. Ai ka edhe notën më të lartë. Ndërsa Broja e Asani më mirë mos ishin në fushën e Dortmundit. Hysaj, duke lënë pas polemikat për uljen e kokës para topit që solli golin e dytë, nuk vrapon dot më.

Strakosha, 6.5: I vetmi që merr “mjaftueshëm” tek Shqipëria. I mohoi Frattesit gëzimin e shënimit dhe Ajetit atë të vrasjes me hanxhar. I PËRGJEGJSHËM!

2. Hysaj, 5: E vetmja gjë që trashëgoi pas shumë vitesh së bashku me Maurizio Sarrin, është reduktimi i fortë i kapacitetit të mushkërive. Gjithmonë në telashe në të djathtë. Ka nevojë për AEROSOL.

3. Ajeti, 5: E mbyll në kohë turnin e tij si të ishte një anëtar i eskortës së një kryeministri të G7 që katapultohet në Dortmund, ku, për shkak të deformimit profesional zbarkon, imobilizon dhe godet Raspadorin e gjorë pa arsye të vlefshme. PROFESIONIST SERIOZ

4. Gjimshiti, 5: I gjen masat shokut të tij të klubit Scamacca, por vetëm për t’i ndërtuar atij një arkivol të aftë për të riatdhesuar në mënyrë të sigurt trupin. ARTIZAN

5. Mitaj, 4.5: Menjëherë pas fishkëllimës së fundit vrapon drejt Sky për të kërkuar momentet kryesore të ndeshjes për të parë më në fund se si duket topi. NJË KUKULL

6. Asllani-Ramadani, 5: Në qendër bëjnë më shumë dëme se breshri.

7. Bajrami, 6: Nëse do të kishte treguar të njëjtën grintë me të cilën shënoi golin e pare, gjatë gjithë sezonit kundër Sassuolos, tani nuk do të më duhej t’i shiste vetes asnjë qindarkë për të shlyer borxhet në Futbollin Fantastik. AC/DC

8. Seferi, 5: Djalë i mirë i rritur në lagje të këqija. MJAFT SERIOZ

9. Asani, 5: Ata që s’e kanë parë duke luajtur në ndeshjet kualifikuese do të pyesnin me të drejtë: Kush dreqin është ky?

10. Broja, 4.5: Nuk do ta lija as të hidhte zarat e Kings League. I SHTREMBËR.

Nëse edhe me Kroacinë e Spanjën kombëtarja shqiptare do të ketë të njëjtën paraqitje, tifozëve u mbetet vetëm të luten që të mos pësojmë lumë golash. / Zoom.al