zoom

Stil

Noizy telefonon “live” Stresin, kërkesa e pazakontë që i bëri

Noizy tashmë e konsideron mik Stresin, aq sa edhe kur i kërkohet ta telefonojë “live” në emision për t’i kërkuar nder, e bën pa ndroje.

Në një lojë të inskenuar gjatë një interviste televizive, Noizy i kërkoi Stresit t’i mbante luanin, që e kishte marrë së fundmi në shtëpi.

Pjesë nga telefonata:

Noizy: E di çfarë kam bërë?

Stresi: Hë?

Noizy: Kam marrë një këlysh luan dhe nuk kam ku ta le, është në Tiranë.

Stresi: E marr unë ore.

Noizy: E di sa i bukur është? Është i bardhë…

Stresi: Ta mbaj unë o vëlla.

Noizy: Duhet mbajtur te shtëpia.

Noizy: Është gjashtë muajsh o vëlla, sa një gomar.

Stresi: Gjashtë muajsh? Po na ha o vëlla.

Noizy: (qesh)

Stresi: Po ku është ta shohim? Sa lekë?

Noizy: E kam marrë vunë. Problemi është se luani i ka ngrënë këmbën atij tipit.

Stresi: Mos ore…