zoom

Kinema & Netflix

Superman: Zbulohet imazhi i parë i David Korenswet si superhero

James Gunn, CEO i DC Studio dhe regjisor i filmit “Superman”, ka publikuar imazhin e parë nga David Korenswet në rolin e superheroit të famshëm.

Zbulimi u bë përmes platformës Threads, ku Gunn u kërkon fansave që të “përgatiteshin” për premierën e filmit më 11 korrik 2025 dhe  postoi një foto aktorit si Superman.

Ai shihet i ulur  në një nga rrokaqiejt e Metropolis, men kostumin dhe çizmet e tij ndërsa një ngjarje tronditëse ndodh jashtë.

“Superman”, i njohur më parë si “Superman: Legacy”, do të jetë filmi i parë në “Kapitulli 1: Zotat dhe përbindëshat” i DCU-së së rinovuar.

Projekti do të përfshijë gjithashtu Nathan Fillion, Eddie Gathegi, Isabella Merced, Anthony Carrigan, Maria Gabriela de Faria dhe Lois Lane e Rachel Bronshan. Gunn konfirmoi se këta aktorë do të luajnë të njëjtat role në projekte të tjera të DCU.