Ndjekësit besnikë të Big Brother VIP kanë nisur të aludojnë në rrjet se mes çiftit më të përfolur të momentit në rrjet, ka një krizë. Madje, të shumtë janë ata që dyshojnë se sjellja e Donaldit ndryshoi pak takimit me Romeon në spektaklin e së martës. Disa janë të bindur se Romeo i dha vëllait një mesazh, por deri tani nuk ka asnjë provë që ta konfirmojë këtë gjë. Megjithatë, diçka është e sigurt, Donaldin dhe Trixën nuk po i shohim më aq romantikë sa javën e kaluar.
Fillimisht, mjafton të përmendim që ata po flenë të ndarë. Gjithashtu një video që qarkullon në rrjet tregon qartë Donaldin që i shmanget puthjes së Trixës.
Por nëse po mendoni se këto janë thjesht aludime, duhet të themi se ndryshimin në sjelljen e Donaldit e ka vënë re edhe vetë Trixa dhe madje ia ka shprehur këtë gjë.
Për më shumë, hidhini një sy videos së mëposhtme./Revista Class