zoom

Lajme

Një tjetër kandidat shqiptar për Presidencën e Maqedonisë së Veriut, prezantohet sot

Zgjedhjet në Maqedoni duket se do të kenë edhe një tjetër kandidat shqiptar, pas përçarjes politike të faktorit etnik në votimet e fundit në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

Në Gostivar, u njoftua se sot do të mbahet edhe koventa për promovimin e Arben Taravarit, si kandidat për president. Ai do të jetë kandidat nga koalicioni shqiptar VLEN, edhe pse nuk shihet si favorit në garë.

Konventa do të zhvillohet në sallën “Rinia”, në ora 19:00, në Gostivar, ku do të jenë anëtarë dhe simpatizantë të koalicionit opozitar shqiptar VLEN, njoftoi agjencia e lajmeve INA.

Aktualisht qeveria maqedonase ka për kryeministër një politikan shqiptar, Talat Xhaferrin, teksa zgjedhjet u njoftua se do mbahen më 25 prill. /ZOOM.AL/