zoom

Të gjitha

Opera dhe Teatri i Baletit në Madrid anulojnë shfaqjet në Rusi

Shtëpia e Operës në Madrid si dhe Teatri i Baletit prestigjioz Bolshoi  kanë anuluar shfaqjet të planifikuara në maj për shkak të pushtimit rus në Ukrainë dhe emergjencës humanitare që ai ka shkaktuar.

Mijëra njerëz besohet se janë vrarë ose plagosur dhe më shumë se 1 milion refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti, kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sulmin më të madh në një shtet evropian që nga Lufta e Dytë Botërore.

Shtëpia e operës ka treguar tashmë mbështetjen e saj për Ukrainën më 27 shkurt, në një shfaqje të quajtur “Muzgu i perëndive”, ku kufoma e Siegfried u mbështjellë me flamurin ukrainas.

Pushtimi ka bërë që dhjetëra kompani private si dhe një gamë e gjerë institucionesh të ndalojnë së vepruari në Rusi ose të ndërpresin lidhjet me homologët rusë. Teatri i Madridit tha se do të rimbursojë biletat që kishte shitur tashmë./L.K

/Zoom.al