Aplikacion
Çelaj ka qenë në një mjet me targa angleze, tip Benz ML së bashku me bashkëshorten e tij, në momentin që një person ka qëlluar 8 herë në drejtim të tyre.
Në dëshmine e saj në polici, bashkëshortja, e cila u shpëtoi për fat të mirë plumbave ka deklaruar se një person u ka dalë para me kallashnikov dhe ka qelluar në drejtim të tyre. Bashkëshortja nuk ka arritur të identifikojë se kush ka qenë autori për shkak të errësires.
”Sapo kemi dalë nga rruga e asfaltuar për të shkuar te shtëpia, nga e djathta jonë një person në këmbë ka dalë nga pylli dhe ka filluar të qëllojë”.
Viktima për disa vite ka qenë emigrant në Angli, ndërkohë që prej 3 vitesh ështe kthyer në vendlindje dhe ka punuar në disa prej restoranteve në zonën e Malësise se Madhe.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli, por nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen në fjalë.