zoom

Aktualitet

Ekzekutimi i djeshëm/ Si ish-polici vrau vite më parë dikë me armën e shërbimit

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e Sokol Çelajt, 58-vjeçari, i cili u vra në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Malësi të Madhe.

Viktima kishte pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi prej vitesh jetonte në Angli. Mësohet se i ndjerk ishte i ftuar në disa dasma. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, kur iu bë atentati po kthehej në shtëpi, pasi kishte vizituar një të afërm.

Çelaj ka punuar më herët si efektiv policie dhe bëhet me dije se në vitin 1989 ka vrarë një person me armën e shërbimit.

Gjykata asokohe e konsideroi vrasje nga pakujdesia dhe Çelaj ka bërë rreth 6 vite burg, për të shkuar më pas në Angli. Të afërmit e personit që ka vrarë 58-vjeçari jetojnë në Itali.

Kjo është një nga pistat që po hetohet deri më tani, por nuk përjashtohen edhe episode të tjera.