zoom

Aktualitet

Nisin hetimet për helmimet në Krujë

Kanë nisur hetimet lidhur me helmimin e 35 personave në Krujë. Raportohet se në urgjencën e spitalit të Krujës dy ditët e fundit kanë shkuar për ndihmë mjekësore, rreth 35 persona të cilët dyshohet se janë helmuar dhe mes tyre ka pasur edhe fëmijë.

Nga ana e Policisë janë njoftuar organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, për të sqaruar këtë situatë. Priten analizat nga DSHP Krujë dhe Tiranë.