Aplikacion
Në draft propozohet që listat të hapen në 2/3, ndërsa 1/3 do të përbëhet nga kandidatë që nuk lëvizin, pavarësisht votave preferenciale që mund të kenë të tjerë emra që do të renditen në atë që konsiderohet si pjesa e listës së hapur.
Gjithashtu pritet që në zgjedhjet e 2025 të aplikohet pragu elektoral 1% në nivel kombëtar, ndërsa do të ketë të drejtën e votës edhe Diaspora. Ndërkohë është propozuar edhe një amendament lidhur me përbërjen e listave të kandidatëve. Ky amendament sipas propozuesve synon ruajtjen e kuotave gjinore.
Sipas amendamentit, 1 në 3 nga kandidatët fitues nga lista e hapur duhet të jetë grua.
“Në mbeshtetje te nenit 75, pikave 3 dhe 4, të Rregullores së Kuvendit të Shipërisë, propozojmë që në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime neë ligjin Nr. 10019 date 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërise, i ndryshuar të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 8 pika 2 shtohet paragrafi:
*Në rastet kur nga rirenditja nuk rezulton që duke filluar nga kreu i listës një në tre emra të saj t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, atëherë kandidatja e tretë në këtë listë dhe në vijim një në çdo tre emra të saj i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar sipas numrit të votave që këto të fundit kanë marrë. Mbi bazën e këtij kriteri hartohet lista përfundimtare që i nënshtrohet votimit parapëlqyes e rirenditur, e cila përdoret për zbatimin e nenit 164 të këtij Kodi”.
Debate në sallë, Mediu: Pazar dhe interes i ngushtë! Dogjani: Votim i fshehtë
Kreu republikan Fatmir Mediu, në nisje të seancës parlamentare, i konsideroi ndryshimet në Kodin Zgjedhor si pazare për interesa të ngushta, dhe nuk i shërbejnë aspak një procesi të lirë zgjedhor, ku qytetarët të kenë mundësi të shprehin qëndrimin e tyre me vonë, në mënyrë të lirë dhe demokratike.
Mediu tha se do të ishte krejt absurde që të bëjmë ndryshime për zgjedhjet, për lirinë e votës, pa zhvilluar më parë një debat esencial. Në këtë kuadër, Mediu tha se këto janë pazare që nuk ndryshojnë aspak rrjedhën e zgjedhjeve të 2025. “Unë mendoj se është në interesin e këtij Kuvendi që të mos nxitohemi, ky Kuvend të mos punësojë për ata që janë punësuar si deputet, por ti shërbejë interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Mediu.
Ndërkohë deputeti i PD-së, Asllan Dogjani kërkoi që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të bëhen me votim të fshehtë. Dogjani tha se përmes këtyre ndryshimeve, Edi Rama kërkon të marrë peng të gjithë Shqipërinë. “Janë shumë deputetë socialistë që nuk flasin publikisht, por kanë qëndrimet e tyre lidhur me këto ndryshime, ndaj dhe ndryshimet duhet të votohen në mënyrë të fshehtë”, tha Dogjani. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë