zoom

Bota

Ngjarje tragjike në Angli, vriten gruaja dhe vajzat e komentatorit të njohur

Disa të shtëna me armë zjarri u regjistruan mbrëmjen e të martës në Angli dhe për pasojë, tre persona humbën jetën.

Mediet britanike raportojnë se viktima të sulmit me armë mbetën gruaja dhe dy vajzat e gazetarit të BBC dhe komentatorit të garave, John Hunt, të moshave 25, 28 dhe 61 vjeçe.

Ato u gjetën në gjendje të rëndë shëndetësore në vendin e ngjarjes, në shtëpi në Hertfordshire dhe më pas ndërruan jetë pak momente pasi mbërritën forcat e policisë.

Shkaku i ngjarjes nuk është zbardhur ende nga autoritetet, ndërsa në kërkim është shpallur 26-vjeçari Kyle Clifford, i cili dyshohet si autor i ngjarjes.

Policia ishte thirrur në një shtëpi në Bushey, Hertfordshire, të martën në mbrëmje, ku u gjetën tri gra të plagosura rëndë, të cilat më vonë vdiqën nga plagët e tyre.