zoom

Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Durrës/ 35-vjeçarin e zë korrenti

Një 35-vjeçar humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e kësaj të premteje në Durrës.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet K. M. ra në kontakt me energjinë elektrike, teksa ishte duke punuar te Porti në Porto Romano.

Për pasojë, ai vdiq në vend.

“Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar personat përgjegjës në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.