Aplikacion
Sipas njoftimit, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka regjistruar procedimin penal mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
“Gjithashtu në këtë institucion, është referuar materiali hetimor nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, për veprën penale “Transportimi i mbetjeve”, parashikuar nga neni 201/b i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ku referohen informacione të marra nga media në lidhje me këtë ngarkesë për të cilën dyshohet se ka mbetje toksike.”-thuhet në njoftimin zyrtar.
800 tonë me mbetje toksike dolën nga Porti i Durrësit në 4 korrik të këtij viti dhe u dërguan drejt Tajlandës.
“Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Korenë e Veriut në këmbim të forcave të saj”